Kryeministri Kurti: Panairi i librit kësaj here ravijëzon krijimtarinë letrare shqiptare

14 Qershor, 2025 - 1:51 pm

Janë gjithsej 25 vite të panairit të librit në Prishtinë, pikërisht në 100 vjetorin e lindjes së Martin Camajt, 150 vjetorin e lindjes së Faik Konicës, 200 vjetorin e lindjes së Pashko Vasës dhe 400 vjetorin e lindjes së Pjetër Bogdanit.

Kryeministri Kurti ka shkruar se panairi i librit në këtë vit, ravijëzon krijimtarinë letrare shqiptare dhe përvojat më të hershme dhe më të bukura të njeriut: marrëdhënien me librin.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000, e këtë vit vijnë nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, na përkujton se krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në faqet e një libri, prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë.

Libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur. Sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore.

Tituj ka shumë, që nga Rilindasit tanë deri te botimet më të fundit e aktuale, e dëshiroj dhe ftoj sa më shumë të rinj e të reja që t’i shfletojnë dhe shfrytëzojnë. Kohë ka edhe sot, edhe ditën e nesërme./ KultPlus.com

Të ngjajshme