займ на карту онлайн потребительский кредит

Lamtumirë

14 Janar, 2020 - 4:00 pm

Nga: Xhahid Bushati

-Lamtumirë! – foli gjethja. Po shkoj të prehem përjetësisht në Perandorinë e Verdhë. Kështu një ditë vjeshte si kjo, kanë shkuar edhe prindërit e mi. Udha ka qenë e njëjtë: e artë, e prej gjethesh. Në sofrën time, tani, nuk mund të ftoj as pika vese. Po bëhem ëndërr e artë gjethesh. Lamtumirë!

-…

-Lamtumirë!-foli përsëri gjethja. Nuk mund të bisedoj më për fëshfëritje, fole, hënë, yll, rreze shprese, cadër të gjelbër, ëndërr fluturimi. Lamtumirë!

-…

-Si po iku kështu?!-tha gjethja. Në heshtje, e braktisur, e harruar. Ndoshta do të kujtohen një ditë për mua. Ringjalljen time do ta gjejnë në një përrallë pylli. Dielli i fali ca rreze të vakta.

Ishte një gjethe që pyllit i kishte falur jetën e saj të gjelbër. /KultPlus.com

Të ngjajshme