займ на карту онлайн потребительский кредит

Letër për Nënën

Shtator 21, 2019 - 2:00 pm

Nga Ferdinand Veliu

E dashur nënë më ka marrë mallli. Më mungon kaq shumë sa ndonjëherë çmëndem kur mendoj se ke ikur.

Sot po shkruaj një letër për ty dhe do ta nis me postë. Lexoje dhe mos u mërzit kur mes shkronjave do shikosh disa dalë boje, ah më vidhet ndonjë lot syve pa më pyetur ku shkon.

Të kujtohet sa herë në krahët e tu na zinte gjumi? Zërin tënd dhe sot e kësaj dite nuk e kam ndeshur kund. Këndoje aq bukur e mira ime. Shikoja ëndrrën më të bukur. Në krahët e tu isha i sigurtë, të kam lodhur sepse ti pas një dite pune na mbaje edhe ne të vegjëlit e tu.

Ne flinim dhe gjumin tënd. Nuk të dëgjova kurrë të ankoheshe. E mban mënd sa herë na shijonte ushqimi sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë, ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde, ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije pa ngrënë.

E dashur Nënë, e mira ime të kujtohet sa herë fshihesha pas teje kur të ankoheshin për mua? Isha një çamarrok i lëvizshëm, tmerri i xhamave dhe pemëve të lagjes.

Ti më shikoje buzagas sa herë të ankoheshin për mua sikur doje të thoje ”punë e madhe i vogël je”. Ti më kuptoje, unë nuk kisha lodra, asnjë fëmijë nuk kishte lodra kështu ishte ajo kohë. Ti nuk kishe shumë rroba në fakt nuk mbaj mënd që të blije ndonjëherë, a po njëherë kur nëna jote dhe gjyshja ime të bleu një fustan me lule të vogla dhe topa.

Ti e veshe dhe pe nga unë, ishe kaq e lumtur, brënda një minute u shëndrrove në Mbretëreshë si në ato përrallat që më tregoje netve të gjata të dimrit.

Unë qeshja dhe vrapoja nëpër dy dhomat e vogla që kishim duke nxjerrë herë pas here njërin sy nga dera.

E dashur Mbretëresha ime që netët dhe ditët ti ”vodha”padrejtësisht atëherë kur sëmuresha, atëherë kur të kërkoja që tregimet e tua të mosmbaronin, atëherë kur të duhej të laje rrobat të cilat unë për çdo ditë i bëja pis, më fal sot e kuptoj se ti kurrë nuk jetove për vete por për mua.

Të kam borxh dhe nuk mund ta kthej sepse një mëngjes të trishtë ti ike.

Ma bëj hallall se edhe në atë çast të vetmen porosi që le isha unë. Padashje të vrava, ato qindra netë pa gjume, e pa ngrënë, e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dobësuan të ligën por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja nuk të humbi. Të njoha të bukur dhe e bukur ike.

E dashur Nënë kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti dhe unë e di këtë, por, unë nuk do vë adresë, ti nuk ke nevojë për adresë mbi të do shkruaj me lot “Dërgon: Biri Yt,………Merr: Nëna!! /KultPlus.com

Të ngjajshme