Libri i rrallë komik i vitit 1938 për Superman-in shitet për shifër rekorde

8 Prill, 2021 - 10:00 am

Një libër i rrallë komik, në të cili Superman-i ishte paraqitur për herë të parë si personazh, është shitur për një shumë rekorde prej 3.25 milionë dollarësh.

Kjo nënkupton që libri komik me titull “Action Comics”, që ishte shitur vetëm për dhjetë centë kur ishte publikuar më 1938, është libri më i çmueshëm komik në botë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në këtë libër përfshihet edhe rrëfimi për prejardhjen e Superman-it të famshëm dhe cilësohet si fillim i zhanrit të librave me superheronj. Besohet se në tërë botën ekzistojnë vetëm 100 kopje të këtij libri të vjetër.

Në libër shpjegohet se si Superman-i erdhi në Tokë nga një planet tjetër dhe u bë Clark Kent. “Vërtet është fillimi i zhanrit me superheronj”, tha Vincent Zurzolo, bashkëpronar i faqes së ankandeve “ComicConnect.com”.

Shitësi fitoi një milion dollarë pasi e kishte pasur në pronësi librin për vetëm tre vjet. Në deklaratën e faqes së ankandeve thuhet se blerësi anonim është relativisht i ri në fushën e investimeve në libra komikë.

Në vitin 2014, një kopje tjetër e këtij libri ishte shitur për 3.2 milionë dollarë në faqen eBay. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme