“Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu botohet dhe prezantohet në Itali

5 Korrik, 2019 - 9:40 am

Romani “Loja, shembja e qiellit” i shkrimtarit Bashkim Shehu, përkthyer në italisht nga Paolo Rago, me titullin “La rivincita” (Shpagimi), tashmë po qarkullon në Itali nga Botimet Rubbettini, përcjell KultPlus.

“Loja, shembja e qiellit” ishte romani që i dha shkrimtarit Bashkim Shehu çmimin letrar “Balkanika” duke e çmuar si shkrimtari më i mirë i Ballkanit në vitin 2015.

“Loja, shembja e qiellit” meritoi çmimin special të jurisë të Prix Méditerrané Etranger, më 2018, pas botimit të tij në frëngjisht.

Më 27 qershor u bë edhe prezantimi i parë i këtij romani në Fano, në Itali, në prani të autorit Bashkim Shehu dhe me mbështetjen e prof. Matteo Mandala, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Passaggi”.

Romani “Loja, shembja e qiellit” u botua në shqip nga Botimet Toena në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet: “At Zef Pllumi” dhe “Autori më i mirë i vitit”. / KultPlus.com

Për më shumë rreth prezantimit të romanit në Itali, mund të lexoni në https://www.passaggifestival.it/bashkim-shehu-albania-rivincita-matteo-mandala/

Të ngjajshme