Makiaveli për makiavelizmin

14 Shtator, 2023 - 10:15 pm


Krimi im i vetëm qe ai se ua thashë të vërtetën, jo të vërtetën morale, por të vërtetën politike; jo të vërtetën ashtu siç duhej të ishte, por ashtu siç është, ashtu siç do të jetë çdo herë. Nuk jam unë ai që e themeloi doktrinën, atësinë e së cilës ma mveshin: atë e bëri zemra njerëzore. Makiavelizmi ka ekzistuar para Makiavelit. Nuk e keni kuptuar tërë mendimin tim. Njeriu ka më prirje nga e keqja sesa nga e mira. Gjithsecili synon të sundojë, dhe nuk ka njeri që nuk ka qenë shtypës, po qe se i është dhënë rasti; të gjithë ose pothuajse të gjithë, janë të gatshëm t’i flijojnë të drejtat e të tjerëve për hir të interesave vetjake. Në zanafillën e shoqërisë ekziston forca e egër dhe e shfrenuar, më vonë vjen ligji, me fjalë të tjera, prapë forca, mirëpo e përcaktuar në disa trajta. Çdo herë forca shfaqet para drejtësisë. Përndryshe, a nuk vëreni se edhe vetë fjala drejtësi në vetvete është e papërcaktuar sa s’ka më?! Ku fillon dhe ku mbaron ajo? Çdo gjë mund të jetë e mirë ose e keqe, varësisht nga ajo se për çka e përdorim dhe çfarë frytesh nxjerrim nga ajo: qëllimi i arsyeton mjetet. Po dhuna dhe dinakëria a janë gjë e keqe? Mirëpo duhet të përdoren, edhe mjaft bile, për t’i sunduar njerëzit, derisa njerëzit mos të shndërrohen në engjëj. /hejza/ KultPlus.com

Të ngjajshme