Mbahet Forumi Shkencor Promovues për Gjergj Fishtën, shënohet 150 vjetori i lindjes së shkrimtarit

5 Tetor, 2021 - 10:27 pm

Ditën e nesërme do të mbahet Forumi Shkencor Promovues “Gjergj Fishta- jeta dhe vepra”, që organizohet në shënim të 150 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Gjergj Fishtës.

Ky forum që organizohet nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë, Entin Botues “Gjergj Fishta” dhe Shtëpinë Botuese “Drita”, ka për qëllim prezantimin e figurës poliedrike, kontributit dhe veprës shumëdimensionale të Gjergj Fishtës, prezantimin e veprës së plotë me 10 vëllime të tij, si dhe promovimin e dy botimeve të fundit të fondit të fishtologjisë.

Forumi dhe promovimi i librave do të mbahet të mërkurën, më 06 tetor 2021, nga ora 11.00-13.00 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB. / KultPlus.com

Të ngjajshme