Mbahet manifestimi letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

18 Mars, 2019 - 12:00 pm

Në Ditën Botërore të Poezisë, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”.

Manifestimi do të mbahet më 21 mars 2019, në orën 11:00, në amfiteatrin nr. 2 të Gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë.

“Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari letrare, ku bashkërisht do ta shënojmë  Ditën Botërore të Poezisë, ku do t’i shprehim nderimin tonë asaj për mundësinë që na ofron  për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme  në dëshira.”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme