Mbahet takimi me poetet më të mira të konkursit “Poezi për Paqe”

29 Tetor, 2019 - 9:10 pm

Shkrimtaret dhe poetet që janë përzgjedhur si finaliste të konkursit të poezisë për paqen organizuar nga KultPlus dhe UNWOMEN janë bashkuar sonte në KultPlus Caffe Gallery.

Në bashkëbisedim me Ilire Zajmin – shkrimtare e gazetare dhe Arbër Selmanin – gazetar, poeteshat janë bërë pjesë e takimit dhe punëtorisë për të elaboruar më shumë mbi poezinë, por edhe për të lexuar poezitë e tyre të cilat janë përzgjedhur nga juria si më të mirat e këtij edicioni.

Sali Bashota, Agron Gashi dhe Jeta Zymberi kanë qenë pjesë e jurisë.

Albina Rushiti, Kaltrina Pacolli, Albana Muja, Vlora Konushevci, Veronikë Bucinca, Alketa Spahiu, Halime Olluri, Festinë Avdiu, Arta Maxhuni, Violeta Berisha, Diana Basholli, Fjolla Rabi, Flora Halimi dhe Burbuqe Latifi ishin pjesë e këtij takimi sonte, ku u fol për poezinë, për gruan, për paqen dhe luftën, por edhe për faktin se si mentaliteti ka ndikuar e vazhdon të ndikojë që gratë shpesh të hezitojnë të shkruajnë e të përkthejnë ndjenjat e tyre në fjalë.

Secila prej poeteshave ka lexuar poezinë e saj konkurruese duke debatuar më pas për poezinë dhe për ndjenjat që kanë sjellë deri tek poezia.

Javës tjetër, do të dihen dhjetë poezitë finaliste të cilat do të lexohen nga autoret në një mbrëmje në KultPlus Caffe Gallery, për të cilën ngjarje do të njoftoheni me kohë, sepse do të jetë e hapur për të gjithë e interesuarit, për tu takuar me shkrimtaret por edhe për të përjetuar emocionet e vërteta.

Të ngjajshme