займ на карту онлайн потребительский кредит

“Me mbrojtjen me ligj të varietetit standard, i vrasim dialektet”

11 Janar, 2020 - 7:30 pm

Shkruan: Qëndrim Morina

Para disa dite në medie qarkulloi lajmi që Akademia e Shkencave e Shqipërisë për vitin 2020 do të ketë prioritet edhe mbrojtjen me ligj të gjuhës shqipe.

Madje kryetari i këtij institucioni Skënder Gjinushi, shpjegoi se do t’i propozojë qeverisë një ligj për ruajtjen edhe zhvillimin e saj.

Ende nuk e kam shumë të qartë se me këtë ligj, prej kujt do ta mbrojnë gjuhën dhe kam përshtypjen që edhe ata që e kërkojnë një gjë të tillë, akademikë e gjuhëtarë, nuk e kanë as idenë se si do të aplikohej një ligj i tillë.

Të ua cënojmë njerëzve të flasin e të shkruajnë? Jo. Gjuha është në shërbim të popullit dhe jo populli në shërbim të gjuhës. Pra, ajo ka fazat e saj të zhvillimit, ka fazat e evolucionit, të cilat janë shumë normale.

Gjithashtu, duke mbrojtur me ligj një varietet të gjuhës, në këtë rast varietetin standard, ne i ‘’vrasim” dialektet, të cilat e pasurojnë këtë varietet artificial, pa të cilat nuk mund të mbizotërojë.

E kam shumë të qartë se gjuha shqipe ndodhet para një çoroditjeje në drejtshkrim, si rezultat i mosleximit të duhur dhe edukimit fillor e të mesëm. Por, këta nxënës e mësues, e besa edhe studiues, nuk mund të dënohen me gjoba vetëm e vetëm se nuk dinë të shkruajnë drejt.

Ajo që është më e udhës të bëhet ndoshta është përpilimi i një fjalori të ri dhe më të gjerë, sepse ky që është, po del të jetë i varfër, sepse shqipja është gjuhë e pasur.

Tjetra, nëse me të vërtetë tentojmë ta mbrojmë gjuhën shqipe me ligj, atëherë edhe njerëzit, përtej krizës ekonomike, do të thellohen edhe më tepër në borxhe. Kjo është absurde.

Madje, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka thënë se nëse s’e mbrojmë ne gjuhën shqipe, s’ka kush ta mbrojë tjetër. Po, gjuha nuk është as e gjuhëtarëve, as e politikanëve, që të mbrohet me mekanizma të tillë./KultPlus.com

Të ngjajshme