займ на карту онлайн потребительский кредит

Mehmet Elezi: Qendrave tregtare s’u preket qimja, Panairi i librit dënohet me vdekje

16 Tetor, 2020 - 12:50 pm

Lexuesit nuk do të kenë rastin të takohen në Panairin e Librit në Tiranë e Prishtinë, si pasojë e vendimeve të Ministrive të Shëndetësisë të dy shteteve shqiptare. Kjo e ka indinjuar shkrimtarin Mehmet Elezi, i cili me një shkrim kritikoj këtë vendim, duke ironizuar për hapjen e qendrave tregtare, shkruan KultPlus.

KultPlus ua sjell të plotë shkrimin e Elezit:

PANAIRI I LIBRIT: NJË VRASJE E PARALAJMËRUAR

Miku dhe botuesi im Frano Kulli (“Gjergj Fishta”) më kumtoi “një lajm jo të mirë”. Panairi i librit s’do të mbahet. Botuesit po përgatiteshin për 12-15 nëntor. Ministria e shëndetësisë tha jo.

Për ç’arsye jo?

Një panair libri është qendër tregtare. Nuk shet fustane, këpucë e të brendshme, shet libra. Qendrave tregtare s’u preket qimja. Panairi i librit dënohet me vdekje.

Nuk mund të përdorej për të një protokoll i përafërt me protokollin e qendrave tregtare?

Nuk mund të përpunohej një protokoll sigurie si për kinematë?

Duke dëgjuar botuesit e librarët si mbyten me taksa e lloj-lloj vështirësish, ndalimi i panairit del thjesht “kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar”.

Një shoqëri, ku shteti e vret librin, është në fund të gropës./KultPlus.com

Të ngjajshme