Mesnatë dimri tirane

6 Korrik, 2017 - 3:51 pm

Poezi nga shkrimtarja Flutura Açka.

Një qiri përzhit ajrin
si penel në të murrët i ngjyen muret,
tapeti që hodhi të vjetrin
mundohet të përgjunjë ftohtësinë
që ndjell dheu i nënkëmbëve,
një pikë-pikë që shkrin ngadalë
kubet e akullit të wiskit të papirë,
tryeza e pangritur me kupat e zbrazura në nxit
fotografia e motrës nuse e përkorë lëshon bardhësi
pegaso lodërth në heshtjen e vet terrin skërmit
karrigia rrotulluese vetlëviz pa fëminë që
po fle në errësi
duke kërkuar në ëndërr kandilushin
që diku në fund të detit bën dritë,
cd-të memece kanë harruar refrenet
dhe këngëtonjësit e tyre zëshuar.
Kjo jetë libër përgjysmë mbetur
pret të lexohet nesër o kurrmë.

Të ngjajshme