Moby do ta publikojë librin e kujtimeve “Then It Fell Apart”

15 Tetor, 2018 - 11:15 pm

Muzikanti amerikan, Richard Melville Hall, i njohur me emrin artistik Moby, e ka paralajmëruar librin e tij të kujtimeve me titull “Then It Fell Apart”.

Revista The Rolling Stone bën të ditur se libri do të dalë në vitin e ardhshëm.

“Është fjala për rrugëtimin në zemrën e errët të famës dhe demonëve që qëndrojnë prapa lavdisë dhe shkëlqimit të stilit jetësor të të famshmëve”, ka shkruar Moby në njoftimin e tij në rrjetet sociale.

Ky libër do të jetë vazhdim i shkrimit të memoareve të muzikantit nga vitit 2017, me titull “Porcelain: A Memoir”.

“Në verën e vitit 1999, Moby e publikoi albumin ‘Play’. Ashtu si albumet që definojnë një gjeneratë, ‘Play’ ishte i pranishëm kudo dhe e katapultoi Mobyn në një superyll”.

“Përnjëherë, ai filloi të shoqërohej me David Bowie e Lou Reed, Christina Ricci e Madonna, duke marrë ‘ecstasy’ për mëngjes, duke pirë nga një litër vodka në ditë dhe duke fjetur me modele”.

“Ishte kjo dieta që nuk mund të zgjaste. Ndërsa më pas gjithçka u shpartallua”, shkruan në kumtesën e shtëpisë botuese Faber Books.

Kjo shtëpi botuese do ta publikojë librin e memoareve të Mobyt më 11 qershor të vitit 2019. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme