Ndalni tana orët

15 Shtator, 2020 - 2:35 pm

W.H. Auden

Përktheu: Fisnik Ismaili

Ndalni tana orët

Ndalni të tana orët, telefonat këputini tashti

Qentë mos i lini me lehë mbas nji të langshmi ashti

Shukatini pianot dhe tupanat e ngulfatun le të bijnë

Nxirreni arkivolin, vajtuesve thuejuni të vijnë

Le të sillen aeroplanat rënkueshëm qiellin tue e prekë

Me i shkrue fjalët atje naltë Ai ka Vdekë,

Vënju fjonga rreth qafe pëllumbave të bardhë në shesh,

Policët e trafikut dorëza pambuku të zeza me veshë

E kisha Veri, Jug, Lindje e Perëndim

Javën time të punës, të dielën time pushim

Mesditë, mesnatë, kangën time, të folunit tim

Mendova se dashnija ka me zgjatë përgjithë, isha gabim.

S’vyejnë ma yjet, fikni asnjani mos me u pa

Hanën palone e diellin çmontone, pra.

Derdhne oqeanin dhe rrafshone pyllin krejt

Sepse kurrgja tash e mirë ma nuk ka mbetë./KultPlus.com

Të ngjajshme