Ndue Ukaj në mesin e më të mirëve në Mad Swirl

9 Qershor, 2018 - 4:40 pm

Best of Mad Swirl ka veçuar një antologji me 52 poetë, 12 shkrimtarë që shkruajnë fiksion dhe katër artistë, veprat e të cilëve u prezantuan në MadSwirl.com gjatë gjithë vitit 2017, shkruan KultPlus.

Redaktorët kanë vlerësuar punimet e gjithë e vitit ndërsa në mesin e 50 poetëve është edhe shkrimtari nga Kosova, Ndue Ukaj.

Mad Swirl është një platformë online e artit dhe letërsisë që ka arritur tashmë famë botërore. Kjo hapësirë u mundëson autorëve nga mbarë bota të shprehin kapacitetin e tyre artistik duke krijuar një kolektiv krijues të poetëve, artistëve dhe shkrimtarëve nga Nepali në Irlandë, nga Anglia në Kinë, nga Kalifornia në Nju Jork dhe vende të tjera.

Ky forum përmban vepra nga më shumë se 150 poet kontribuues./ KultPlus.com

Të ngjajshme