‘Ne kemi kohë që nuk flasim, por s’jemi ndarë përgjithmonë’

6 Qershor, 2021 - 12:57 pm

Po e përkujtojmë sot në 222 vjetorin e lindjes, poetin e njohur rus. Aleksandër Pushkin, shkruan KultPlus.

Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare.

Më 1811 u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e Aristokracisë Peterburgase. Ambienti ne lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anti-carizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën.

U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare.

Popullaritetin e poetit anti-carist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti pa i mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë u vra në duel për çështje nderi, më 27 janar 1837.

Në vijim, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Pushkinit.

Ne kemi kohë që nuk flasim
Por s’jemi ndarë përgjithmonë
Ne që të dy kërkojmë çastin
Që të harrojmë zënkën tonë.

Ky zemërim prej fëmije
Nuk më lë një çast të qetë
Nga malli i madh i dashurisë
Ti lozonjare më vjen vetë

Kur zemërohesh ti me mua
Edhe më shumë unë të dua
Se dhe më tepër nga shikimi
Të paska hije zemërimi.
KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme