займ на карту онлайн потребительский кредит

Në Manastir sot mbahet akademi kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip

Nëntor 21, 2018 - 10:00 am

Në Manastir, me një akademi solemne, sot shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, dhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit.

Këtë veprimtari e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë akademi pritet të marrin pjesë përfaqësues eminentë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademisë Shqiptare për Studime albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës, dhe përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia.

Akademia mbahet në ambientet e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir dhe fillon në orën 15.

Të ngjajshme