Një dashuria idilike dhe zjarri i një zemre si ajo e shkrimtarit të madh, Ivan Turgeniev

22 Tetor, 2021 - 11:17 pm

– Jeta ime është e mbushur me dashuri, shprehte me shumë entuziazëm shkrimtari i madh, Ivan Turgeniev.

Ai ishte dhe mbeti deri në fund i mendimit se vetëm dashuria i jep atë zhvillim të përsosur aftësive tona, që është aq e nevojshëm për artistin, për krijuesin.Isha i ri dhe dashurohesha me të bijën e një mullixhiu, që banonte në afërsitë e Peterburgut, tregonte ai.

E shihja dhe takoheshim sa herë shkoja për gjah në ato anë.Për aq vite sa njiheshim dhe frekuentoheshim nuk deshi të pranonte prej meje as edhe një gjilpërë.

Më habiti një ditë kur më tha:– Iv, dua të më bëni një dhuratë. Sillmëni një sapun të parfumuar nga Petërburgu.Kërkesa e saj ishte sa modeste aq dhe befasuese për mua, kujtonte shkrimtari. Gjithsesi pranova me kënaqësi që më në fund do t’i realizoja një dëshirë.

Herën që shkova ta takoja ia solla sapunin që më kishte kërkuar. Ajo e mori dhe duke më parë me ledhati me ato sytë e saj shkëlqyes, më bëri shenjë që të prisja, dhe u largua me vrap nga shtëpia e saj.Pas më pak se dhjetë minutash ajo u kthye duke më treguar duart e bardha që kundërmonin erë të mirë nga sapuni, me të cilin i kishte larë. Pastaj më tha:Tani puthmi duart e mia, sikurse damave nëpër sallonet e Petërburgut.

Deshi edhe ajo, qoftë edhe për një herë të vetme, jo të ndihej një madam sallonesh, se sa të më jepte prej vetes atë mondanitet vajze të ndrojtur fshati, dhe ta këmbeja me një puthje, me këtë kortezi kalorësiake këtë gjest.Ato duar nuk kundërmonin vetëm aromën e sapunit, ato dehnin me ëmbëlsinë, ngrohtësinë dhe bardhësinë e tyre. Në ato duar kridhej e ndrojtur dhe e epshet i gjithë hiri i asaj vajze fshati, i asaj bukurie të dlirtë dhe erëmirë.U ndanë, për tu ritakuar, sërish… dhe për të besuar te mrekullitë e dashurisë. /albertvataj/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme