“Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të duken të lehta është edukator”

17 Mars, 2020 - 11:00 am

Dhjetë mendime të vyera mbi edukimin.

“Djalosh, prej atij që ke mësuar të flasësh, përse nuk ke mësuar edhe të heshtësh?”
– Demosteni
“Një mësimdhënës që synon të japë mësim pa i frymëzuar studentët me dëshirën për të mësuar, i ngjan atij që rreh me çekan një hekur të ftohtë.”
– Horace Mann
“Kush guxon të jap mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.”
– Dana J. C.
“Arsimimi e bënë një popull të lehtë për t’u udhëhequr, por të vështirë për tu sunduar; të lehtë për t’u qeverisur, por të pamunduar për tu skllavëruar.”
– Henry Peter Brougham
“Akademikët pëlqejnë të japin përfundime, por jo të marrin vendime.”
– Noel Annam
“Nëse i njeh mjetet për të forcuar trupin, për të kalitur vullnetin, për të fisnikëruar zemrën, për të përsosur trurin dhe për të ekuilibruar arsyen, do të thotë se je edukator i vërtetë.”
– Sh. Leturno
“Pedagogu mediokër tregon; pedagogu i mirë shpjegon; pedagogu i shquar frymëzon.”
– William Arthur Ward
“Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të duken të lehta është edukator.”
– Ralph Waldo Emerson
“Kurrë nuk e harrojmë atë që e mësojmë me kënaqësi.”
– Alfred Mercier
“Është e mundur që dituria të krijoj probleme, por ato nuk mund t’i zgjidhim nëpërmjet paditurisë.”
– Isaac Asimov / KultPlus.com

Të ngjajshme