Noel Malcolm vjen në Kosovë

16 Tetor, 2023 - 5:53 pm

Shkrimtari, historiani, poligloti dhe gazetari britanik, Noel Malcolm po vjen në Kosovë, përcjell KultPlus.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nën organizimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në ceremoninë solemne të shfaqjes së premierës së filmit dokumentar për Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët.

Ky film dokumentar, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Mal Berisha, ndërsa producent ekzekutiv është Dr. Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën.

Pjesëmarrës në premierën e filmit dokumentar do të jetë edhe Sir Noel Malcolm.

Filmi do të shfaqet më datën 19 tetor, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Librat e Malcolm mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë.

Malcolm është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”. Dekoruar gjithashtu me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. / KultPlus.com

Të ngjajshme