Nuhi Vinca do të pranojë sot çmimin ‘Esad Mekuli’

17 Dhjetor, 2021 - 2:40 pm

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës do të bëjë sot dorëzimin e çmimit “Esad Mekuli” tek autori Nuhi Vinca, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo Lidhje, ku edhe kanë shkruar një postim në llogarinë e tyre zyrtare, duke njoftuar se çmimin “Esad Mekuli” për krijmtari të përgjitjhshme letrare të shkrimitar, do të dorëzohet sot.

Këtë vit është mbajtur një tryezë shkencore për 90-të vjetorin e Nuhi Vincës, veprat e të cilit patën ndikim të madh në zhvillimin e poezisë.

Nuhi Vinca ka lindur në Veleshtë të Strugës, Maqedoni, ku më së shumti njihet për rolin e tij si pedagog, poet e përkthyes letrar. Vinca njihet si poet i parë me vepër të botuar lirike për të rritur në gjithë trevën e Strugës me librin “Dallge Jugu” e cila konsiderohet një nga veprat e para shqipe për të rritur në Maqedoni.

Disa prej veprave të tij më të njohura janë: “Këngë pune e pushimi (poezi), Dallgë jugu, Vrulle lirike, Një ylber pa ty, Te guri i kufirit. /KultPlus.com

Të ngjajshme