‘Ora e Shkrimtarit 2’, përkujtohet vepra e autorit Din Mehmeti

5 Nëntor, 2021 - 6:48 pm

Flonja Haxhaj

Mbrëmë në KultPlus Caffe Gallery, në kuadër të ngjarjes ‘Ora e Shkrimtarit 2’ organizuar nga PEN Qendra e Kosovës, u përkujtua jeta dhe vepra e poetit nga Gjakova, Din Mehmeti, shkruan KultPlus.

Moderatori Binak Kelmendi nisi dikutimin duke e cilësuar Din Mehmetin si një poet i figurave, i simboleve dhe të ndikuar nga poezia popullore.

Për të folur për krijimtarinë letrare të Din Mehmetit, fjalën e para e mori profesoresha e Letërsisë, Dije Demiri-Frangu e cila thotë se shikimi dhe rileximi i poezisë së Din Mehmetit nga prespektiva e sotme ia shpërytyroi atë përshtypjen dhe bindjen që e kishte pasur dikur për të.

“Poezia e Din Mehmetit, është një poezi që në vete ka strukturën e vargut popullor. Është një poezi që thjesht ka patos, poezi deri diku konvencionale dhe transparente, dhe se autori i rrin besnik diskursit të shkrimit të vetë që nga libri i parë e deri te libri i parë e deri te libri i katërt ‘Vegimi i bardh’, një titull paksa paradoksal edhe ‘verbim’ edhe i ‘bardhë’, që provokon pak të menduarit”- thotë Demiri – Frangu.

Ndërkaq, profesori, Haqif Mulliqi në këtë mbrëmje kushtuar Din Mehmetit ka përzgjedhr të flaës për veprën e tij ‘Agu’.

Drama “Agu” nuk bënë pjesë në krijimtaritë më të mira të Din Mehmetit. Mehmeti, i shquar në poezi bënë pjesë në grupin e atyre krijuesve që u tundua edhe në të shkruarit e dramës. E shkroi “Agun” dhe aty ndaloi. Për këtë mund të ekzistojnë më shumë arsye, paçka se, ajo që dihet është se Mehmeti jetoi një jetë mjaft intensive me Teatrin e Gjakovës.” – thotë Mulliqi dukë thënë se dallimi mes poezisë dhe dramës për Mehmetin ishte një hendek i gjerë, e mbase i pafund.

“Në dramën “Agu”, Din Mehmeti, luan në mënyrë inteligjente duke u përpjekur që ta ndërtojë një vepër dramatike në një formë epike narrative (personazhet i referohen elementëve kanunore si mundësi e zgjedhjes së problemeve-të bërit be, për shembull për t’u pastruar nga akuzat dhe dyshimet), e që e bën spektatorin një vëzhgues pasiv të cili, autori bënë përpjekje ta stimulojë përmes veprimit dramatik dhe elementë të tjerë, sidomos përmes krijimit të nocioneve më shpresë me ç’rast lexuesi vendoset përballë një veprimi që e bënë atë të nënshtrueshëm para argumentit të vetë autorit, e që mund të konsiderohet një si mekanizëm që e ka për qëllim që ndjenjat e audiencës t’i shtyjë deri në ndërgjegjësim kolektiv.”-vazhdon më tutje Mulliqi.

 Ndërkaq, ‘Ora e Shkrimtarit 2’ do të mbahet deri më 16 nëntor, ku çdo të martë dhe të enjte në KultPlus Caffe Gallery do të përkujtohen edhe shkrimtarë të tjerë si: Ramiz Kelmendi, Rrahman Dedaj dhe Musa Ramadani./KultPlus.com

Të ngjajshme