Orhan Pamuk, në fund të qershorit vjen në Sarajevë

13 Qershor, 2019 - 5:00 pm

Shkrimtari i njohur Orhan Pamuk do ta vizitojë Sarajevën.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi do të jetë i pranishëm në premierën e shfaqjes “Bora”, inskenim ky i bazuar në librin me të njëjtin emër nga Pamuk.

Shfaqja do të jepet në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

Derisa shfaqja do të jepet me 26 qershor, një ditë më herët shkrimtari do të marrë pjesë në një natë letrare me ftesë të Shtëpisë Botuese ‘Buybook’ në Sarajevë, shkruan KultPlus.

Pamuk ka lindur në Turqi në vitin 1952 ndërsa morri Nobelin në vitin 2006.

Ndër veprat e tij më të mira janë ‘Muzeu i Pafajësisë’, “Bora”, “Kështjella e Bardhë’, ‘Emri im është e kuqja’, ‘Stambolli’. / KultPlus.com

Të ngjajshme