Panairi i 25-të i librit “Prishtina 2025” – kryengjarja e librit në Kosovë mbahet më 11-15 qershor

30 Maj, 2025 - 2:13 pm

Kryengjarja e librit në Kosovë, Panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025” do mbahet më 11-15 qershor.

Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” vjen edicioni i 25-të i Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të mbahet më 11 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj: rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit: rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 25-të të librit janë:

– 100-vjetori i lindjes së Martin Camajt

– 150-vjetori i lindjes së Faik Konicës

– 200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës

– 400-vjetori i lindjes së Pjetër Bogdanit

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 30000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të ketë të ftuar specialë, shkrimtarë nga Franca, etj./ KultPlus.com

Të ngjajshme