Peja gati për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”

9 Shtator, 2025 - 6:30 pm

Duke filluar nga sot e deri me datë 11 shtator 2025, në Pejë nisë edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”, shkruan KultPlus.

Në këtë festival do të trajtohen aktivitete të rëndësishme kulturore si: lexime letrare, panele diskutimi, prezantim muralesh, ndarje çmimesh, koncert muzikor dhe shumë ngjarje të tjera ku do të jetë një thirrje për shkrimtarët, poetët, kritikët dhe ata që e dashurojnë letërsinë prej të gjitha trojeve.

Më datën 9 përveç hapjes së festivalit në ora 18:00, do të ketë edhe lexime letrare me autorë nga Tirana në ora 19:00, që do të mbahen në Pallatin e Kulturës, Sheshi Italia

Më datën 10, ora 11:00, do të promovohen veprat e Azem Shkrelit nga Anton Nikë Berisha, dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës. 

Po në këtë datë në ora 13:00, do të mbahet Punëtori: Shkrimi kreativ në Qendrën Rinore Peja. Në ora 18:00, do të mbahet Ora Poetike Ndërkombëtare në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Në ora 19:00 do të bëhet Ndarja e Çmimit “Azem Shkreli” në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Poashtu në këtë datë, në ora 20:00, do të ketë shfaqje filmi dhe diskutim letrar në Amfiteatrin e shkollës së artit “Odhise Paskali”. 

Në datën 11, ora 12:00, Fëmijët takojnë librin do të mbahet në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”. Po në këtë datë në ora 18:00 do të mbahet Prezantimi i Muralit, si dhe Koncert muzikor solistik Redon Hajdari-Friend në ora 19:00, në Galerinë e Arteve. 

Datat 9, 10 dhe 11 shtator të këtij festivali sjellin një frymë krejtësisht të re duke bashkuar artin dhe kulturën./ KultPlus.com 

Të ngjajshme