PEN Qendra e Kosovës organizon takim përkujtimor për Zef Chiaramonten

19 Shkurt, 2024 - 11:17 am

Më 20 shkurt 2024, në orën 14:00, në KultPlus Caffe Gallery, PEN Qendra e Kosovës do të organizojë takim përkujtimor, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Zef Chiaramontes, i cili u nda nga jeta më 11 shkurt 2024.

Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë: Don Lush Gjergji, Ibrahim Kadriu, Dije Demiri Frangu, Sali Bashota dhe Xhavit Beqiri.

Gjithashtu, do të lexohen poezi të poetit Zef Chiaramonte, si dhe poezi përkushtimi për të.

Zef Chiaramonte ishte njëri ndër personalitetet më të njohura që dha kontribut në shumë fusha të dijes, arsimit dhe të kulturës arbëreshe./ KultPlus.com

Të ngjajshme