“Person i pjekur është ai që nuk imiton, ai i cili fillon të ndjekë rrugën e vet”

14 Maj, 2018 - 7:00 pm

Fragment i shkëputur nga OSHO:

“Person i pjekur është ai që nuk imiton, ai i cili fillon të ndjekë rrugën e vet, i cili fillon të jetë në mënyrën e vet, i cili fillon të kërkojë natyrën e tij: “Kush jam unë?” Dëgjojeni qenien tuaj. Ajo vazhdimisht ju jep shenja, por është ende një zë i vogël. Ajo nuk bërtet, kjo është e vërteta.
Dhe nëse ju jeni pak të heshtur, ju do të filloni ta ndjeni rrugën tuaj. Jini ai që jeni. Asnjëherë mos u përpiqni të jeni dikush tjetër, dhe do të bëheni i pjekur. Pjekuria (maturimi) është pranimi i përgjegjësisë për të qenë vetvetja, sado që të kushtojë.
Rrezikoni të gjitha që të jeni vetvetja, kjo është ajo që pjekuria është mbi të gjitha. Nëse ju do të imitoni vazhdimisht bini në hendek, sepse çfarëdo që ju imitoni nuk përputhet me realitetin. Realiteti është vazhdimisht në ndryshim, ky është një fluks, asgjë nuk është kurrë e njëjtë.
Ky është si lumi, ai shkon me rrjedhën. Papjekuria ju mban në gjumë. Pjekuria ju bën të zgjuar.”

Të ngjajshme