Poeti Zef Mulaj vlerësohet me medaljen e artë “Dante Alighieri”

2 Gusht, 2021 - 8:00 pm

Poeti shqiptar në Itali, Zef Mulaj është vlerësuar nga ‘Açademia dei Bronzi’ dhe editori Vincenzo Ursini me çmimin e rëndësishëm “Dante Aligheri”.

Ky konkurs u realizua në nderim të poetit të madh Dante Alighierit, në 700-vjetorin e vdekjes dhe në të morën pjesë plot 1056 autorë nga të gjitha rajonet e Italisë dhe jashtë vendit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 gusht në Catanzaro. Poezia e përzgjedhur e autorit është “Është ruajtur (Haiku)”, pjesë e antologjisë së tij “Mirdita Dante”.

Me këtë poezi autori sjell një sugjerim të bukur në vetëm tre vargje, na fton të shikojmë përpara, pa u ndalur në vuajtjet e së shkuarës, sepse vetë zemra di të kujdeset për veten dhe ruajtjen. Dhimbja brenda saj është ruajtur, e çmuar, si diçka që ndihmon në kapërcimin e çdo pengese në të ardhmen.

Zef Mulaj, nga Nikaj Merturi i Tropojës, është autor i 16 librave (shqip, në italisht, në gjermanisht e anglisht) deri tani. Është doktor në shkencat farmaceutike e i specializuar në toksikologjinë forense ambientale e klinike dhe anëtar zyrtar ne albën e konsulentëve shkencorë në toksikologjinë forense në gjykatën italiane. / KultPlus.com

Të ngjajshme