Poezia ‘Maduja’ e Arbër Selmanit fiton çmimin e parë në festivalin ‘Tirana – Gate 2021’

16 Nëntor, 2021 - 7:30 pm

Poezia ‘Maduja’ e Arbër Selmanit fiton çmimin e parë në festivalin ‘Tirana – Gate 2021’, përcjell KultPlus.

Çmimi i parë për poezi në festivalin ‘Tirana – Gate 2021’!

Jam i lumtur me e nda lajmin se mbrëmë në Tiranë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të radhës së festivalit letrar ‘Tirana Gate – 2021’, prej jurisë profesionale jam vlerësuar me çmimin e parë në poezi.

Poezia ‘Maduja’ është vlerësuar ‘për vargjet e guximshme, të pasura me figuracion e ritëm lozonjar, që mishërojnë tiparet më të mira të poezisë së re shqipe’. Çmimin ma dha organizatorja e festivalit dhe botuesja Irena Toci.

E falenderoj jurinë e festivalit në përbërje: Manjola Nasi, Ylljet Alicka dhe Arta Marku Qëndro, për vlerësimin dhe fjalët mbështetëse ndaj poezisë që unë shkruaj. ‘Maduja’ është poezi tejet personale, shumë e shtresuar në nuancat e saj erotike dhe mbi të gjitha i flet dashurisë univerzale, asaj që nuk njeh gjini e pengesë.

Kënaqësi që në Tiranë vjen kaq shpejtë edhe kaq e fortë mbështetja për një poezi si ‘Maduja’, në një festival ku trajtohet me dinjitet i riu dhe e reja, poezia e goditur dhe shkrimi përtej ndërtimeve shoqërore. ‘Maduja’ së shpejti do të jetë pjesë e përmbledhjes me poezi!“, ka shkruar Selmani në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme