займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua’

24 Prill, 2020 - 7:58 pm

Fragment nga ‘Muzgu i perëndive të Stepës’ të Ismail Kadaresë

Bëra një përpjekje mbinjerëzore të mbaja veten, madje të qeshja në mënyrë tq bujshme, duke kërcitur gjuhën, gjë që e urrej te të tjerët, por s’munda kurrsesi. Jo vetëm duke kërcitur gjuhën, si horrat e rrugës ‘Gorki’, por as natyrshëm, si gjithë bota, nuk qeshja dot. Përkundrazi, sa vente, po më dukej barbare e gjithë kjo. Me sa duket, pa e ditur as vetë se si, prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua.

Kjo etje për pakëz lot paskësh qenë e fshehur. Ajo paskëshqenë më e tmerrshme se etja e beduinëve nëpër rrafshirën arabike. / KultPlus.com

Të ngjajshme