Qendra “Sheshi” do të promovojë të martën librin ‘Hipnoza’ nga Albin Mehmeti

24 Qershor, 2022 - 5:00 pm

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon përurimin e librit me tregime “Hipnoza” të shkrimtarit Albin Mehmeti, përcjell KultPlus.

Përurimi mbahet të martën me fillim nga ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Proza e shkurtër e Albin Mehmetin është vlerësuar lart nga lexuesit dhe kritikët letrarë, duke e cilësuar autorin në fjalë si një nga zërat më të veçantë e më premtues të gjeneratës së re të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës.

Një nga qëllimet thelbësore të QKE “Sheshi” është promovimi i shkrimtarëve të rinj të vendit tonë. /KultPlus.com

Të ngjajshme