Ramadani: Gabimi në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës” nuk është i yni

29 Tetor, 2018 - 9:00 pm

Këto ditë doli në media se në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës ”është bërë një gabim te vendbanimi Vërban i komunës së Vitisë, ku në një vend thuhet se “është i banuar me popullsi serbe”.
https://www.kultplus.com/libri/fjalori-duhet-te-hiqet-nga-qarkullimi-menjehere-dhe-akademia-duhet-te-kerkoje-falje-qe-ua-fali-fshatin-serbeve/
E vërteta është se bëhet fjalë jo për këtë vendbanim, por për vendbanimin Vërboc të po kësaj komune, me autor Shpend Agaj. Redaksia e gjeografisë sociale nuk e ka përfshirë në “Fjalor” zërin “Vërban”.

Ky vendbanim nuk është as në “Fjalësin e zërave”; në këtë “Fjalës” është zëri “Vërboc” (nr. i zërit 5779).

Dëshiroj ta njoftoj opinionin se si redaktor i fushës e kam dorëzuar dorëshkrimin për vendbanimin Vërboc më 15.07.2015 në adresë të kryeredaktorit Mehmet Kraja dhe me plotesime sipas kërkesës së kryeredaktorit me datë 17.11.2015. Në “Fjalor” ka dalë zëri “Vërbani”. Çka ka ndodhur në Redaksinë Qendrore, unë nuk mund ta di. Atje le të sqarohet gabimi, për të cilin konsiderojmë se është gabim teknik.

Prof. dr. Ibrahim Ramadani,
Redaktor i fushës së Gjeografisë sociale

Të ngjajshme