Romani ‘Të lirë’ nga Lea Ypi – një ndër librat më të mirë të vitit 2021

27 Nëntor, 2021 - 9:42 pm

Romani “Të lirë” nga Lea Ypi është një ndër 20 librat më të mire të vitit 2021. Mediat shkruajnë se “Të lirë” është cilësuar si libri më i mirë i biografisë dhe kujtimeve.

Romani është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin ‘Baillie Gifford’ në letësri. Vepra autobiografike rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël 11-vjeçare të paralelizuar me tranzicionin politik të një shoqërie dhe shteti komunist, Shqipëria.

Lea në librin e saj është 11-vjeçarja për të cilën, socializmi shqiptar i stilit sovjetik mbante premtimin e një të ardhmeje të paracaktuar, një garanci sigurie mes shokëve entuziastë.

Në libër Ypi jep një pamje fëmijërore të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë. Imazhet që ngjall Ypi si kanaçet boshe të Coca-Cola të çmuara shumë, rradhët e bukës  dhe një statujë bronzi e Stalinit, e prerë kokën nga protestuesit do të ngelet për shumë kohë si kujtimi i asaj periudhe në sytë e një fëmije.

Së fundmi romani “Të lirë” i autores dhe akademikes shqiptare Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. /KultPlus.com

Të ngjajshme