Së shpejti në Mitrovicë promovohet libri ‘Kinematë e humbura të Mitrovicës’ nga Nora Prekazi

2 Nëntor, 2022 - 7:30 pm

Promovimi i librit “Kinematë e humbura të Mitrovicës” vjen të martën me 7 nëntor në ora 18:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Një libër ky i cili ka përmbledhur 25 rrëfime personale të qytetarëve mitrovicas.

Njihuni më për së afërmi me veprimtarinë e kinemave dikur, si dhe me zhvillimet kulturore të disa dekadave në qytetin e Mitrovicës.

Të ftuar në panelin diskutues: Naser Hajdari (historian), Lulzim Hoti në rolin e moderuesit dhe autorja e librit Nora Prekazi.

Ky projekt është mbështetur nga MKRS, në kuadër të thirrjes për projekte individuale, si dhe nga OJQ 7arte. / KultPlus.com

Të ngjajshme