Sejdi Gashi, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës

19 Prill, 2018 - 3:00 pm

Studiuesi Sejdi Gashi përmes punimit të tij shkencorë ”Disa mënyra fjalëformuese në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë si dëshmi e autoktonisë së shqipes”, do të paraqitet në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës në Sofje të Bullgarisë, shkruan KultPlus.

Sejdi Gashi, punonjës shkencor në Degën e Gjuhësisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës do të marrë pjesë në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës, të organizuar nga Universiteti i Sofjes ”Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje të Bullgarisë, më 20 prill 2018.

Me kontribute shkencore në konferencë marrin pjesë edhe studiues nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra./ KultPlus.com

Të ngjajshme