Shkrimtari brazilian: Emri më i favorizuar në Francë për Çmimin ‘Nobel’ ka qenë ai i Kadaresë

9 Tetor, 2020 - 2:18 pm

Kadare për vite me radhë ka qenë i propozuari i vetëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për Çmimin Nobel. Përveç lexuesve të tij, kësaj radhe edhe shkrimtari brazilian Fernando Dourado Filho kishte pritur që ai të hyj në listën e laureatëve botëror, shkruan KultPlus.

Një ditë para shpalljes së Nobelit, shkrimtari Filho sjell një panoramë të Parisit, ku mes takimeve me njerëzit më të rëndësishëm të librave, konfirmon se emri më i favorizuar edhe në Francë, ka qenë ai i Kadaresë.

“Duke biseduar këtë të mërkurë në Paris me katër librarë të klasit të parë, përkatësisht të librarive ‘Compagnie’, ‘L’ecume des pages’, ‘Pollonaise’, ‘Gibert Jeune’ dhe një nga menaxherët më evaziv të shtëpisë botuese ‘Harmattan’ në rrugën ‘Rue des Écoles’, nga të gjithë dëgjova emrin e Ismail Kadaresë, si favoritin e madh për Çmimin Nobel të Letërsisë”, kishte thënë Filho.

Tutje Fernando Dourado Filho theksoj se do të ndjehej i lumtur nëse kjo do të ndodhte.

“Udhëtimi im në Shqipëri ishte i gjithë koreografi nga skenat e ‘Prillit të thyer’”, ka thënë Filho.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare përveç shumë çmimeve të rrëmbyera deri më tani, së fundmi u konsiderua si pasuesi i Franz Kafkas nga juria e çmimit ndërkombëtar “Neustadt” që e shpalli fitues për vitin 2020./KultPlus.com

Të ngjajshme