Shuhet shkrimtarja e njohur për fëmijë, Jugith Kerr

24 Maj, 2019 - 6:40 pm

Judith Kerr, e cila u largua nga nazistët në Angli dhe fitoi famë me librin e saj të ilustruar për fëmijë “The tiger who came to tea” më 1968, vdiq në Londër në moshën 95-vjeçare, bëri të ditur botuesi i saj Harper Collins.

E lindur në 1923, Kerr u largua nga Berlini në moshën 9-vjeçare së bashku me familjen e saj hebraje, në vitin 1933. Babai i saj, Alfred Kerr, ishte një kritik i njohur teatri, librat e të cilit u dogjën nga regjimi nazist pasi erdhën në pushtet në vitin 1933.

Udhëtimi i familjes përmes Zvicrës dhe Francës përpara se të arrinte Anglinë më 1936 ishte subjekt i “When Hitler Stole Pink Rabbit” , botuar në vitin 1971 si një libër gjysmë autobiografik për fëmijë.

Historia ka të bëjë me Annan, e cila duhej të linte lepurin (lodër) e saj në Berlin. Ishte një best-seller dhe u bë lexim i detyruar në shkollat ​​gjermane.

Kerr ndoqi shkollën e artit në Londër, duke punuar për BBC, ku u takua me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Nigel Kneale, i cili vdiq në vitin 2006.

Librat e saj janë përkthyer në 25 gjuhë dhe kanë arritur deri në 9 milionë kopje./   /os/ a.jor./A.T.SH/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme