Sjell një libër që ke lexuar dhe merr një libër tjetër

13 Nëntor, 2018 - 1:30 pm

Këtë të shtunë duke filluar nga ora 11 deri në orën 15 tek Kolegji Europian në Prishtinë, bëhet shkëmbimi i librave mes atyre që janë të pasionuar pas leximit, shkruan KultPlus.

“Sjell një libër që ke lexuar dhe merr një libër tjetër”, është slogani i kësaj iniciative të organizuar nga grupi Maniakë t’leximit.

“Më 17 nëntor kemi vendosur të organizojmë aktivitetin e radhës, pjesë e të cilit mund të bëheni të gjithë ju. Nëse keni në shtëpi libra të cilat me qejf do i shkëmbenit me libra të tjerë, për çfarëdolloj arsye, tashmë e kemi mundësinë t’i ndërrojmë ato me njëri tjetrin”, shkruhet në njoftimin e grupit.

Përpos shkëmbimit të librave, pjesëmarrësit po ashtu do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lojës shpërblyese përmes të cilës:

– 5 persona do fitojnë kuponë në vlerë prej 10 eurosh të dhuruar nga Libraria Dukagjini

– 12 persona do fitojnë nga 2 libra secili nga fond i librave të Maniakëve t’Leximit

Të ngjajshme