Sot fillon ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’

5 Shtator, 2022 - 9:30 am

Sot fillon Java e Bibliotekës në Kosovë. Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë, i 19-ti me radhë, do të zgjasë deri më 11 shtator, përcjell KultPlus.

Ceremonia do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare nga ora 11:00.

Java e Bibliotekës organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tema bosht e këtij edicioni është ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit: koleksionet e shtypura dhe digjitale’.

Ndërkaq ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’ shënon këtë vit edicionin e tij të 19-të. / KultPlus.com

Të ngjajshme