Sot homazhe për Robert Elsie në Bibliotekën Kombëtare

17 Tetor, 2017 - 10:35 am

Robert Elsie albanologu i njohur që u nda nga jeta pak javë më parë do të prehet sot në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka përmbushur amanetin e studiuesit për tu prehur në tokën që e deshi aq shumë, përcjell KultPlus.

Sot më 17 tetor trupi i tij do të qëndrojë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Më pas ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.

Elsie do të varroset nesër më 18 tetor në orën 14:00 në Theth, në Alpet shqiptare. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë./ KultPlus.com

Të ngjajshme