Sot promovohet libri monografik ‘Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri’

19 Mars, 2023 - 12:30 pm

Sot, në Herzogenrath-Achen të Gjermanisë do të promovohet libri monografik, ‘Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri’, i autorit Mustafë Krasniqi.

Në përurimin e këtij libri monografik, të pranishëm do të jenë: recensenti i librit profesor dr. Vaxhid Sejdiu, redaktori i librit prof. Isuf Ismaili, ish-konsulli i Republikës së Kosovës në Berlin, Binak Berisha, nxënësit e shkollës shqipe në Aache, të cilët kanë marrë si detyrë të recitojnë poezitë e heroit Xhavit Haziri, por edhe poezi të krijuara për të, si dhe do të ketë mundësi të mësojnë një pjesë të veprimtarisë së heroit Xhavit Haziri.

Në këtë promovim libri, i cili do të mbahet në ora 18:00 pritet të marrin pjesë bashkwatdhetarw nga Zvicra, Austria, dhe Franca.

“Të pranishëm do të kemi mysafirë nga Zvicra, Austria dhe Franca. Përurimi i librit monografik mbahet më 19 mars 2023, në ora 18:00 në adresën: Kaiserstraße 96, 2134 Herzogenrath-Achen të Gjermanisë”, është bërë e ditur në njoftim./KultPlus.com

Të ngjajshme