Të hënën mbahet simpoziumi letrar për shkrimtarin e shquar grek, Nikos Kazantzakis

13 Dhjetor, 2022 - 7:15 pm

Në Qendrën për Edukim dhe Kulturë LIBART, të hënën duke filluar nga ora 17, nga Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” (“Miqtë e Kazanxakit”) do të organizohet një simpozium për shkrimtarin e shquar grek, Nikos Kazantzakis, përcjell KultPlus.

Diskutimin do ta drejtojë Ag Apolloni, kryetar i kësaj shoqate për Kosovë.

Në fund të diskutimit do të shfaqet edhe filmi “Last Temptation of Christ” i Martin Scorsese-s, i bazuar në romanin e Kazantzakis, autorit të njohur edhe për shumë vepra të tjera, si “Zorba”, “Letër El Grekos”, “Krishti kryqëzohet përsëri” etj.

Ngjarja mbahet tek objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”.

Qendra “Libart” dhe programi i saj mundësohet nga Komuna e Prishtinës, biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata ETEA. / KultPlus.com

Të ngjajshme