“Tirana Gate 2022”, mbledh shkrimtarë e të rinj në Muzeun Kombëtar

7 Tetor, 2022 - 4:00 pm

Në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate 2022” ka mbledhur shkrimtarë  e të rinj të tjerë, të vendit dhe rajonit, të cilët diskutuan mbi librin si urë lidhëse ndërmjet kombeve dhe faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë.

Në panele u diskutuan tema si: ” Labirinthi i kohës”. “Aty ku e kaluara matet në mijëvjeçarë, historitë janë të panumërta”. “Gjuha -Atdhe brenda Atdheut”. “Harresa si proçes i ripërtëritjes/Kujtesa si pasqyrë e ndërgjegjes”. Disa nga shkrimtarët e pranishëm në panel i kishin trajtuar këto tema në botimet e tyre të fundit ndër ta përmendim: Dragan Velikic, Mimoza Hysa, Besnik Mustafaj, Nikola Madzirov, Ervina Halili , AyferTune, Andriy Lyubka, Persida Asllani etj. Tema e fundit për të cilën u fol ishte: “Koha. Si rrjedh ajo në letërsi nga kultura e një populli në një tjetër”.

Në këtë seksion Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi së bashku me Namik Doklen dhe Tom Kukën folën për romanin historik si pasqyrën një shoqërie duke qënë se nëpërmjet së kaluarës mund të flasim për të ardhmen, origjinën, vendlindjen ndikimin dhe përfaqësinin e saj në romanet e shkrimtarëve. Diferenca që duhet bërë ndërmjet shkrimeve historike dhe atyre që nisen nga trillime.

Një hapësirë e veçantë e ketij festivali iu dedikua situatës në Ukrainë, titulluar “Jo luftë “. Gjatë kësaj hapësire shkrimtarë të ndryshëm nga Ukraina lexuan poema dhe ditare nga lufta në Ukrainë./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme