займ на карту кредит банк

Tradhti është ta përbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin…

Janar 19, 2019 - 6:51 pm

Loading...

Tradhti është:

Ta dërgosh ushtarin në luftë me pushkë bosh, të paushqyer dhe të pastërvitur.
Ta drejtosh pushkën në vëllain tënd.
Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura për ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit.
T’i japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti t’ia mbathësh vrapit.
Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hedhësh në rrugë.
Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhtar.
T’ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën.
Ta përbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin…. se ti je “luftëtari”.
Ta rrënosh shtetin sa herë që t’i frikësohesh gjykimit.
Ta mbash popullin në frikë duke shpifur armiqtë brenda tij.
Ta mbulosh tradhtinë me tradhti!

(E huazuar nga Anton Quni / Facebook)/ KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme