займ на карту онлайн потребительский кредит

“Tradita” shpallë konkurs për ndarjen e Çmimit Kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2019

26 Prill, 2019 - 2:20 pm


Çmimi Kombëtar “Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita”  dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit, shkruan KultPlus.

Çmimi Kombëtar “Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

Institucionet e arsimit të lartë;

Institucionet shkencore;

Shoqatat shkencore dhe profesionale;

Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individualë.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

Të dhëna personale për autorin,

Të dhëna bibliografike dhe

Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet  duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat  duhet të dorëzohenderi më 31. 5. 2019, në adresën:  Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit Kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, nr. 211/10, Fahu postal, nr. 50. 

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh. Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.com.

Të ngjajshme