”Unë jam Anemone” vjen në Teatrin Kombëtar, për t’i vënë në jetë rrëfimet

7 Dhjetor, 2019 - 9:58 am

Me daten 9 dhjetor, do të promovohet libri ”Unë jam Anemone”, në hapsirën e Teatrit Kombëtar në ora 12:00, shkruan KultPlus.

Ky promovim do të manifestohet më ndryshe se promovimet e zakonshme të librave, duke bërë kështu që personazhet e librit të vihen në skenë përmes aktorëve.

Nën regjinë e Besim Ugzmajlit, do të interpretohen shtatë role nga: Gresa Pallaska, Anisa Ismaili, Rebeka Qena, Ylber Bardhi, Lena Kryeziu, Shengyl Ismaili dhe Edona Reshitaj.

Libri “Unë jam Anemone” është i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë. Libri përfshin rrëfimet e 24 grave dhe 1 burri të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme