Vdes Winston Groom, autori i ”Forrest Gump”

18 Shtator, 2020 - 2:51 pm

Autori i romanit të njohur “Forrest Gump”, mbi të cilin bazohet filmi hollivudian me protagonist Tom Hanks, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

”Winston Groom vdiq në qytetin e tij të lindjes Fairhope, Alabama”, cituan mediet amerikane të afërm të autorit.

“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur e dëgjojmë këtë. Ai është padyshim një ikonë këtu”, deklaroi kryebashkiaku Wilson për CNN.

Sipas buletinit lokal të lajmeve AL.com, jeta e Groom, me shërbimin ushtarak në Vietnam, të paralelizuar me atë të personazhit kryesor në romanin e tij të vitit 1986, u bë film në vitin 1994 me protagonist Tom Hanks në rolin kryesor. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme