Zbulohet vepra e panjohur e Naim Frashërit (FOTO)

24 Janar, 2021 - 11:29 pm

Një vepër e Naim Frashërit e panjohur nga studiuesit është gjetur së fundmi. Ajo ka qenë e vitit 1895 nga shtëpia botuese “Karabet” në Stamboll.

Vepra e tij “Kiraat risalesi”, tashmë është e përkthyer nga turqishtja osmane në shqip prej studiuesit Abdulla Rexhepi.

I ftuar në KTV, Rexhepi ka treguar se ka rënë në gjurmët e kësaj vepre duke kërkuar online në arkivin e Stambollit.

Megjithëse kjo vepër shkollore ishte botuar që në të gjallë të autorit i cili është nëshkruar në të si Mehmet Naim, ajo kishte mbetur disi e panjohur dhe deri sot nuk ishte evidentuar nga ata që janë marrë me veprën e Naim Frashërit.

Abdulla Rexhepi i cili është profesor në Departamentin e Orientalistikës së Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka edhe dy vepra të tjera të Naim Frashërit që janë përmendur por që askush nuk di nëse janë botuar apo nëse ekzistojnë ndokund. /dp/ KultPlus.com

Të ngjajshme