ABBA rikthehet në skenë si avatarë virtualë

27 Maj, 2022 - 8:07 pm

Grupi suedez “ABBA” është kthyer dje në skenë, në Londër megjithëse si avatarë dixhitalë duke performuar hitet më të njohura si “Mamma Mia!” dhe “Dancing Queen”.

Pjesëtarët e grupit, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad janë sjellë në jetën virtuale si versione dixhitale të tyre të pershtatura në vitet 1970, falë teknologjisë së animimit të lëvizjes. Performanca e tyre e fundit ishte rreth 40 vjet më parë.

Të gjithë pjesëtarët e grupit, aktualisht në të shtatëdhjetat, pozuan për një foto së bashku në premierën e tapetit të kuq të koncerteve, të quajtur “ABBA Arena”.

ABBA punoi me një ekip prej 850 personash nga kompania “ Industrial Light & Magic”, e themeluar nga krijuesi i “Star Wars”, George Lucas.

Të shoqëruar nga një bandë live, avatarët e ABBA-s, performuan rreth 20 këngë gjatë shfaqjes 90-minutëshe, të quajtur “Voyage”. Gjatë emisionit ata bënë shaka dhe madje ndryshuan edhe veshjet.

ABBA e vërtetë e ndoqi koncertin mes publikut dhe u ngjit në skenë në fund të shfaqjes, duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke përshëndetur me dorë turmën. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme