Këngë të trashëgimisë muzikore qindra vjeçare do të vijnë në Prishtinë në promovimin e albumit “Mindili”

12 Prill, 2019 - 4:00 pm

Rona Nishliu Quartet do të bëjë promovimin e albumit të ri të titulluar “Mindili” në Prishtinë më 24 prill të Kino ARMATA, shkruan KultPlus.

Albumi muzikor “Mindil” përfshin këngë të trashëgimisë muzikore qindra vjeçare, tinguj që shquajnë krijimtarinë e këtij territori, për nuancat e veçanta melodike, lirike dhe shpirtërore. Përmbajtja muzikore e përzgjedhur me kujdes, duke bërë bashkë lulet më të bukura të bahçes së muzikës shqiptare si: “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e figurës së shquar Jusuf Gërvalla, “Moj e mira te pojata” në versionin e grupit MAK nga Mitrovica – dy prej të cilëve ishin të zhdukur dhe më vonë të gjetur në mesin e të pushkatuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë, “Mallëngjiimi” nga Rashid Krasniqi e interpretim të Muharrem Qenës, etj.

Veçanti e këtij albumi është dhe përfshirja e një kënge Rome, “Kasmangjesa” interpretuar në versional instrumental në filmin shqiptar “Tinguj Lufte”. Mjaft bashkëkohorë si tingull, ky album reflekton ndjesitë që përjetojmë çdo ditë, si dashurinë, rritjen, mallëngjimin, mallin, humbjen, humorin, ngacmimin, skamjen etj.

https://www.youtube.com/watch?v=QKFF2l_jWjo

Rona Nishliu Quartet është themeluar në fund të vitit 2014, grupi muzikor është prezantuar në shumë koncerte e festivale bashkëkohore dhe të traditës, brenda dhe jashtë kufijve. Ky kuarte i përbërë nga Rona Nishliu- vokal, Edon Ramadani- piano, Kiril Tufekcievski – kontrabas dhe
Nesim Maxhuni – bateri, solli albumin e tyre të parë në vitin 2015 të titulluar “Me motive tonat”./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/363193230969145/

Të ngjajshme